Suksesi i Distria Krasniqit ka bërë krenar çdo shqiptar në mbarë globin.
Edhe ylli i muzikës shqiptare në arenën ndërkombtare, Rita Ora, ka ndarë kohë për të uruar, Distria Krasniqin për medaljen e artë olimpike, shkruan GazetaBlic Sport.
Distria siguroi medaljen e parë të saj olimpike dhe të dytën në histori të Kosovës pasi mposhti në finale me Wazzari japonezen, Tonaki Funa.
Rita Ora e ka uruar xhudisten e Kosovës përmes një postimi në Instagram.
“Urime, Distria Kosova lë gjurmë në ‘Tokia 2020’. Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë olimpike”, ka shkruar Rita Ora.

/GazetaBlic Sport/


