Presidentja e Kosovës i është gëzuar suksesit historik të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë pasi mposhti në finale japonezen, Tonaki Funa, shkruan GazetaBlic Sport.
Distria mposhti japonezen, Funa, me Wazari, duke ia siguruar kështu Kosovës medaljen e parë në këto Lojëra Olimpike.
Presidentja e Kosovës e cila gjendet në Tokio për të përkrahur ekipin olimpik, përmes Facebook ka shprehur gëzimin e saj për triumfin e Krasniqit.
Osmani tha se Distria është krenaria e Kosovës, me të cilën sot Kosova shkëlqeu para tërë botës.
“Distria i solli Republikës sonë medaljen e dytë të artë olimpike. Nder e krenari e lumturi e papërshkrueshme.Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës.Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë.Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës.Sot dhe përherë, Kosova do të krenohet me ty. Bravo!”, ka shkruar Osmani.
Ja postimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
/GazetaBlic Sport/


