Sporti

Harry Kane i vendosur, dëshiron largimin nga Tottenham

07/23/2021 23:33
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane thuhet se është i interesuar për t’u bashkuar me Manchester Cityn.

Shokët e skuadrës së Harry Kane në Angli besojnë se ai do të kalojë tek kjo skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.

Kane është lidhur gjerësisht me një lëvizje në City, edhe pse shefi i ri i Spurs, Nuno Espirito Santo thotë se sulmuesi mbetet një lojtar i Tottenham.

Por, sipas “The Telegraph”, disa nga shokët e ekipit të Kane në Angli besojnë se ai mund të shmangë trajnimin para-sezonal me Spurs për të provuar dhe arritur një marrëveshje me skuadrën e re.

Gjithçka do të vendoset javën që vjen.

/GazetaBlic Sport/