Lajme

Mërgimtari në shesh ia dhuron 200 euro Valon Sylës

07/23/2021 21:29
nga:Y I

Mërgimtari nga Austria ia ka dhuruar live 200 euro gazetarit Valon Syla.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga sheshi i Prishtinës, një mërgimtar nga Austria ia ka dhuruar 200 euro Sylës.

Ndërsa Syla kërkon që ato para t’i kthehen mërgimtarit, por ky i fundit thotë se për të 200 euro nuk janë asgjë.

“Për 200 euro na nuk e nijna”, thotë ai në T7.

Kujtojmë se Syla, i quajti mërgimtarët ‘gërrnaqa’ e kjo u bë njëra ndër fjalët më të komentuar muajt e fundit.