Basketbollistet e Kosovës A e kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.
“Dardanet” do të përballen me kombëtaren e Irlandës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja të zhvillohet nga ora 16:00, në Qipro, vend ky i cili ishte nikoqir i këtij Kampionati Evropian.
Kosova ishte në Grupin B, ku përfundoi e dyta, me një fitore ndaj Qipros 70 -68 dhe një humbje nga Luksemburgu 65-94. Luksemburgu përfundoi në vendin e parë në grup me dy fitore, kurse Qipro e fundit me dy humbje.
Irlanda ka arritur dy fitore dhe është një kundërshtare që ka nivel më të lartë se ato që kishin dy kundërshtarët e kaluar me të ciat u përball Kosova.
/GazetaBlic Sport/


