Lajme

MSH kërkon flalje për gabimin teknik: Gjatë 24 orëve të fundit u vaksinuan 9 mijë qytetarë jo 19 mijë

07/23/2021 16:49
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë, ka kërkuar ndjesë për gabimin teknik të bërë sot rreth shifrave të personave të vaksinuar në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Blic.

Në njoftim e MSH-së, thuhet se në raportin e sotëm, janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, andaj rrjedhimisht edhe numri i dozave të administruara në raport ka rezultuar të prezantohet më i lartë.

“Duke kërkuar mirëkuptim dhe shprehur falënderim për kujdesin e treguar nga publiku dhe bashkëpunimin në evitimin e lëshimeve të tilla, ju lusim të gjeni raportin e korrektuar me të dhënat nga vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë’ thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Mbi 19 mijë qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë