Sporti

Broja sërish protagonist me Chelsean, shënon gol në testin brenda skuadrës në Dublin

07/23/2021 16:04
nga:Mergim Rreci

Sulmues i Kombëtares, Armando Broja ka udhëtuar me Chelsean drejt Dublinit në kuadër të fazës përgatitore para-sezonale.

Pasi shënoi dhe asistoi në një miqësore ndaj Peterburgut pak ditë më parë, Broja është bërë sërish protagonist. Londinezët kanë anuluar miqësoren me skuadrën e Drogheda dhe kjo ka bërë që Tuchel të ndajë skuadrën në dy grupe për të zhvilluar një test brenda ekipit.

Sfida përfundoi në barazim 1-1 dhe Broja realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, ndërsa tjetrin e realizoi talenti Hudson-Odoi.

Një paraqitje fantastike e Brojës në këto përgatitje parasezonale të cilat mund të bindin drejtuesit londinezë të mos hidhen në kërkim të një sulmuesi me emër, por t’i japin një shans sulmuesit kuqezi.