Sporti

Tottenham mohon zërat e largimit të Harry Kane

07/23/2021 15:13
nga:E K

Mundësia e largimit të Harry Kane nga Tottenham është përfolur shumë nga mediat angleze.

Drejtuesit e klubit nga Londra megjithatë mohojnë zërat dhe janë të bindur që Kane do të qëndrojë në Tottenham edhe në këtë sezon, shkruan GazetaBlic Sport.

Eksperti i transferimeve raporton se Daniel Levy dëshiron t’a mbajë sulmuesin anglez në Londër.

Manchester City janë të interesuar për lojtarin, por oferta e dërguar prej 100 milionë funtesh u refuzua nga Spurs, klubi anglez nuk do të pranojë asnjë ofertë që vie për të.

/GazetaBlic Sport/