Sporti

ZYRTARE: Son vazhdon kontratën me Spurs

07/23/2021 13:40
nga:E K

Anësori i Tottenham, Heung-Min Son ka vazhduar kontratën me Spurs.

Jugkoreani është pajtuar me kushtet personale dhe ka vazhduar qëndrimin e tij në kryeqytetin e Anglisë, shkruan GazetaBlic Sport.

29 vjeçari është pjesë e Tottenham që nga viti 2015 kur u transferua nga Bayern Leverkusen.

Ai është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës së tij.

“Tashmë ishte një nder i madh të luaja këtu për gjashtë vjet. Klubi më ka treguar respekt masiv dhe padyshim që jam shumë i lumtur që jam këtu.

Është si në shtëpi, veçanërisht me tifozët, lojtarët, stafin. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe do të jem shumë i lumtur të shoh përsëri fansat së shpejti” – ka deklaruar Son pas nënshkrimit të kontratës së re.

Son ka realizuar 107 gola dhe 64 asistime në 180 paraqitje për Tottenham.

/GazetaBlic Sport/