Lajme

KQZ-ja certifikon dy subjektet e para për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

07/23/2021 11:53
nga:N M

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e subjekteve të para politike që kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Subjektet politike të certifikuara nga KQZ-ja janë:

Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog; dhe
Iniciativa Qytetare Lista Guxo certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj.

65 vjeçari nga Kaçaniku, dorëzon në polici paratë e gjetura në rrugë