Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas rezultati historik ndaj Feyenoord.
“Intelektualët” zhvilluan paraqitje pozitive ndaj gjigantit holandez dhe në fund u larguan pa humbje nga ndeshja e sontme, shkruan GazetaBlic Sport.
“E kemi analizuar shumë kundërshtarin dhe e kemi pasur parasysh se do të kemi punë me një skuadër shumë të fortë”, tha fillimisht Nuhiu.
“Përgëzoj lojtarët për angazhim dhe jam i kënaqur me rezultatin”.
“Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të udhëtojmë për të treguar një paraqitje të mirë”, përfundoi Nuhiu.
/GazetaBlic Sport/


