Sporti

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Drita – Feyenoord, paraqitje pozitive nga “Intelektualët”

07/22/2021 21:47
nga:E K

Drita ka përmbyllur pjesën e parë ndaj Feyenoordit.

Skuadra kosovare pati një paraqitje solide në pjesën e parë kundër gjigantëve holandez, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita madje pati edhe dy raste të mira shënimi me anë të Simonovskit, i cili në dy raste nuk arriti te topi përpara kundërshtarëve.

Feyenoordi në përgjithësi dominoi takimin duke pasur edhe disa raste shënimi por portieri, Maloku intervenoi dy herë për të mbajtur portën e paprekur.

Me këtë rezultat u përmbyll pjesa e parë.

Drita – Feyenoord 0:0

/GazetaBlic Sport/