Lajme

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë

07/22/2021 17:46
nga:Y I

Greqia është goditur sërish ditën e sotme nga një tërmet me magnitutë 4.6.

Sipas autoriteteve greke nuk ka raporte të dëmtimit ose lëndimit të njerëzve.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor ndodhi në 17:16 pasdite, 19 kilometra larg bregdetit jugperëndimor të ishullit lindor të Egjeut në Tilos në një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas raporteve, tërmeti u ndie edhe në ishullin Nisyros.

Kujtojmë se ditët e fundit Greqia është goditur nga disa tërmete me magnitutë mbi 4.