Zëvendëskryeministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka marrë vendim që të zbres çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer nga 20 në 10 euro.
Pas këtij vendimi ka patur një reagim nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.
Në reagimin e tyre thuhet se qeverisja e udhëhequr nga VV-ja është e interesuar që shërbimet të jenë të larta e çmimet të jenë të ulëta e të përballueshme për qytetarët.
Reagimi i plotë:
Përgjysmohet çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shoferë nga 20 euro në 10 euro.
Ngritjen e çmimit e kishte bërë ish ministri Pal Lekaj në emër të investimit në teknologji dhe përmirësim të shërbimeve. Nuk pati diçka të tillë përveçse shtrenjtim për qytetarët.
Ne jemi të interesuar që shërbimet të jenë të larta e çmimet të jenë të ulëta e të përballueshme për qytetarët tanë.


