Sporti

ZYRTARE: Talenti anglez rinovon me Arsenal dhe merr numrin 10 në fanelë

07/22/2021 16:28
nga:E K

Talenti anglez i Arsenalit, Smith Rowe ka nënshkruar kontratë të re me ‘Gunners’.

Mesfushori anglez ka rinovuar kontratën dhe do të jetë pjesë e Arsenal deri në vitin 2026, shkruan GazetaBlic Sport.

20 vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij në sezonin e kaluar sidomos në pjesën e dytë të sezonit duke u bërë pjesë e pandashme e formacionit bazë të ‘Topçinjëve’.

Arsenal e ka shpërblyer të riun duke i rinovuar kontratën dhe duke i dhënë një numër shumë të rëndësishëm në futboll siç është ai 10.

/GazetaBlic Sport/