Sporti

Futbollisti i Milanit mahnit në Lojërat Olimpike, realizon një supergol

07/22/2021 16:19
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Milanit, Franck Kessei është i përqendruar me kombëtaren e tij, Bregun e Fildishtë, në turneun futbollistik të Lojërave Olimpike.

Ditën e sotme, Bregu i Fildishtë arriti një fitore të vuajtur me 10 lojtarë përballë Arabisë Saudite.

Mesfushori kuqezi u bë protagonist duke realizuar një supergol në minutën e 66-të të takimit.

Kesi u rrotullua bukur në zonë për të goditur fort në cepin e majtë të portës dhe për t’i dhënë Bregut 3 pikë mjaft të rëndësishme ne grupe.