Lajme

LDK: Qeveri e praktikantëve, ftojmë prokurorinë të hetoj gjithë procesin

07/22/2021 13:52
nga:N M

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetoj gjithë procesin që ka ndodhur me nënshkrimin e kontratës për taksën prej 5 eurosh për automjetet që kryejnë kontrollet teknike, kontratë kjo që u pezullua gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Blic.

LDK përmes një regimi për media ka thënë se anulimi i pagesës prej 5 eurove, pjesë e një procesi të dyshimtë është përfundim i vetëm logjik.

Sipas LDK gjithsesi, nënshkrimi i kontratës fillimisht e më pas anulimi i saj – pas presionit publik – me pretekstin që duhet bërë analizë, tregon se sa të papërgatitur e joprofesionistë janë anëtarët e Qeverisë së Praktikantëve.

Tahiri për ‘tiketën ngjitëse’: Prokuroria Speciale ta hetojë gjithë procesin