Porsche 928, një veturë e drejtuar nga aktori hollivudian Tom Cruise në filmin “Biznes i rrezikshëm”, do të shitet në ankand në shtator.
Vetura u prodhua në vitin 1979 dhe u shfaq në një film të bërë në vitin 1983.
Çmimi nuk është caktuar, por në çdo rast, pronari i ri pritet të veçojë një shumë të konsiderueshme parash për këtë Porsche 928 fantastike.
Ajo është një nga tre veturat e përdorura gjatë xhirimeve, dhe kjo veturë u shfaq në skenën e ndjekjes.
Është interesante se Tom Cruise gjithashtu përdori Porsche 928 për të mësuar të drejtojë një veturë me një transmision manual.
Përveç kësaj, ai ishte subjekt i një dokumentari të quajtur “The Quest for RB928” i cili flet për gjurmimin dhe gjetjen e kësaj veture.
Porsche 928 është mundësuar nga një motor 4.5 litërsh V8 që zhvillon 219 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h në 6.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 230 km/orë.