Sporti

Lojtarët e Feyenoordit shetiten në sheshet e Prishtinës

07/22/2021 13:35
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës sonte luan ndeshjen e radhës në UEFA Conference League.

Klubi kosovar, FC Drita sonte takohet me gjigantin holandez, Feyenoord në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët e Feyenoordit dhe stafi i klubit të madh holandez ka shfrytëzuar ditën e ndeshjes për t’u larguar paksa nga hoteli dhe për të shetitur në qendrën e kryeqytetit të Kosovës.

Ata kanë publikuar disa fotografi ku shihen duke ecur në sheshet e Prishtinës.

Më poshtë keni fotografitë: