Lajme

Krasniqi: Lidhja Kosovë-SHBA e shenjtë dhe e pathyeshme

07/22/2021 12:58
nga:N M

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett.

Krasniqi këtë e ka bërë publike përmes faqes së tij Facebook ku ka bashkangjitur edhe një fotografi nga takimi.

Ai ka thënë se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme.

Krasniqi gjatë këtij takimi ka theksuar se PDK, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, gjithmonë ka investuar në forcimin e raporteve mes vendeve dhe popujve tanë dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Njoftimi i plotë:

Anulimi i tiketave prej 5 eurove, Blerim Latifi: Fitorja e parë e opozitës