Sporti

Presidenti i Atletico Madridit: “Nuk mendoj se tifozët do ta falin Griezmann”

07/22/2021 12:35
nga:Lorik J

Antoine Griezmann po luan në një nga telenovelat e verës në Camp Nou.

Barça dëshiron ta transferojë atë për të ulur faturën e pagave dhe ka hapur disa rrugë negociatash për t’u përpjekur për të gjetur opsionin më të mirë të mundshëm. Njëra prej tyre është Atletico Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Në deklaratën për ‘AS’, Enrique Cerezo, presidenti i Atleticos është pyetur në lidhje me Griezmann dhe faljen e tifozëve të Atlético de Madrid në rast se ai kthehet. Përgjigja e tij ka qenë befasuese: “Unë nuk mendoj besoj se e falin”.

“Nuk e di nëse transferohet tek ne, mendoj se nuk po flisni me personin e duhur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport.