Ka përfunduar ndeshja e parë e futbollit në kuadër të Lojërave Olimpike.
Kombëtarja e Egjiptit ka barazuar rezultatin ndaj Spanjës me rezultatin më të padëshiruar në futboll, 0-0, përcjell GazetaBlic Sport.
Spanja kishte posedimin dhe 10 raste shënimi, mirëpo nuk gjeti rrugën e golit.
Në këtë ndeshje, kombëtarja e Spanjës vuajti edhe me lëndimet e dy futbollistëve.
Mingueza dhe Ceballos u detyruan të largohen nga fusha në pjesën e parë të duelit.
/GazetaBlic Sport


