Lajme

Vendosi të bashkëjetojë me një të mitur, arrestohet gjakovari

07/22/2021 08:49
nga:Q R

Policia dje arrestoi një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se pa pëlqimin e dijeninë e prindërve të së miturës, vendosi të bashkëjetojë me të.

Në raportin 24-orësh të Policisë njoftohet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe u dërgua në mbajtje.

“Me datë 21.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës femër kosovare (e mitur), kishin vendosur që të bashkëjetojnë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë