Lajme

Shqiptarja kapet me 20 mijë euro të padeklaruara në kufi

07/22/2021 08:46
nga:Q R

Një 58-vjeçare është kapur me një shumë të konsiderueshme të parave në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit policia i ka gjetur shtetases Leonora Floku, banuese në Athinë, Greqi, 20 mijë euro të padeklaruara, para të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Policia bën me dije se shuma monetare është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë metarialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër./abcnews.

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë