Sporti

Buffon luan ndeshjen e parë me Parman pas 7339 ditëve

07/22/2021 08:17
nga:Lorik J

Një histori që nuk ka mbaruar akoma. Në moshën 43 vjeçare, Gianluigi Buffon vendosi të vazhdojë karrierën e tij dhe, 20 vjet e 7339 ditë më vonë, portieri italian me përvojë u kthye të veshë fanellën e Parma, klubin ku ai hyri në qendër të vëmendjes.

Në vitin 2001, Gigi u largua nga Parma për t’u bashkuar me Juventusin për 53 milion euro, një rekord në atë kohë. Që atëherë, Buffon ka luajtur 176 ndeshje për Italinë A, 685 për Juventusin dhe 25 për PSG, duke mbledhur tituj të shumtë me skuadrat.

Këtë të Mërkurë, Buffon filloi në miqësoren e Parmës kundër Bochum – pak para se të filloj sezoni i ri në Serie A.

/GazetaBlic Sport