Në moshën 22 vjeçare, i riu Alex Collado beson se është koha për të bërë hapin e parë.
I trajnuar në La Masia, anësori spanjoll ka luajtur për ekipin katalanas ‘B – por dha njoftimin pas miqësores kundër Nastic, ku ai u përdor nga trajneri Ronald Koeman, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë nuk do të luaj më për ekipin B. Ose po shkoj në ekipin e parë ose nuk luaj më”, tha fillimisht Collado.
“Prioriteti im është të luftoj për vendin tim në Barcelonë, por nuk mund të lë asnjë skenar mënjanë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


