Sporti

Diego Simeone flet për Antoine Griezmann dhe për mundësinë e kalimit të tij tek Atletico Madrid

07/21/2021 17:29
nga:Mergim Rreci

Në një intervistë për Marca, Diego Simeone iu përgjigj një pyetje në lidhje me kthimin e mundshëm të Antoine Griezmann në Atlético Madrid.

Trajneri i “Colchoneros” la të kuptohet se ai nuk do të rikthehet në Atetlico Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë dua më të mirën për të dhe shpresoj se ai do të ketë sukses në Barcelonë. Ata janë një klub i jashtëzakonshëm dhe Antoine është një lojtar i madh. Në Kampionat Evropian, ai përsëri ka treguar se mund të ofrojë shumë. Por sot, ai nuk është me ne dhe nuk mund të flas me shumë për të”, tha Simeone.