Lajme

​Ivan Raduloviq dhe Sead Mujoviq zgjedhen anëtarë të Bordit të RTK-së

07/21/2021 16:53
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka zgjedhur dy anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nga komunitetet jo shumicë.

Ivan Raduloviq nga komuniteti serb arriti të sigurojë 77 vota për t’u bërë anëtar i Bordit të RTK-së, ndërsa Sead Mujoviq arriti të jetë pjesë e këtij bordi me 72 vota.

Përzgjedhja e tyre është bërë me votim të fshehtë ndërsa, për zgjedhjen e anëtarit të tretë po vazhdon gara në mes të Dragan Cerkoviq dhe Nelica Velkoviq.

Në votimin e tyre kanë marr pjesë 87 deputetë të Kuvendit të Kosovës.