Lajme

358 testime, vetëm pesë raste me covid në 24 orë e fundit

07/21/2021 14:51
nga:N M

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar pesë raste të reja me coronavirus në Kosovë, nga 358 testime.

MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar tetë persona.

Në total numri i rasteve aktive është 104.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

MSH njofton se qytetarët mund të zgjedhin llojin e vaksinës, Pfizer ose AstraZeneca.

Pas gati dy javësh, Kurti kthehet sot në Kosovë