Lajme

Treni godet një veturë në Pejë, lëndohen katër persona

07/21/2021 13:37
nga:Q R

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku treni ka goditur një veturë dhe për pasojë la të lënduar katër persona.

Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 12:20 te Dogana në Pejë ka ndodhur një aksident. Treni i udhëtarëve ka goditur një veturë, si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 4 persona të cilët u dërguan për trajtim mjekësor”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Lobimi turk për njohjen e Kosovës, Vuçiq: Erdogani është shumë i fuqishëm, do të përpiqem të flas me të