Miss-i e cila u zgjedh disa ditë më parë ka tronditur mediat dhe publikun shqiptar me rrëfimin e saj.
Tuti rrëfeu se kur ishte 13 vjeçe ishte përdhunuar dhe trafikuar nga disa njerëz shqiptarë dhe serb dhe se si e ka të pamundur ta takojë babanë të cilin e ka në burg dhe nuk ka asnjë informacion për të.
Mbështetje të madhe ajo morri nga të gjithë publiku shqiptar por edhe nga disa fytyra të njohura publike.
Ajo për emisionin Prive ka zbuluar se përse zgjodhi të ndajë me të gjithë historinë e saj të tmerrit natën që fitoi kurorën.
Tuti tha se ajo vendosi që të tregonte historinë e saj për dy arsye të rëndësishme.
“E tregova historinë e jetës për dy arsye: babain tim që ka kërkuar drejtësi dhe t’ju tregoj gjithë femrave se ne nuk duhet të heshtim, por ta mbajmë kokën lart dhe të flasim”, u shpreh me emocione Miss-i i Kosovës.


