Sporti

Kombëtarja e Amerikës mposhtet nga Suedia në ndeshjen e Lojërave Olimpike

07/21/2021 12:40
nga:Lorik J

Kombëtarja e Amerikës (femrat) në futboll ka humbur ndeshjen e parë të grupit të Lojërave Olimpike.

Suedia ka mposhtur Amerikën me rezutlatin e thellë 3:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Blackstenius shënoi dy herë dhe Hurtig njëherë për t’i mundësuar Suedisë tre pikët e para në grup në Tokio 2020.

Vlen të potencohet se pas 44 ndeshjeve, Amerika ka pësuar humbje në një ndeshje zyrtare.

/GazetaBlic Sport