Gjykata Themelore e Prishtinës, ka dhënë sot vendimin për shtetasin malazez Risto Jovanoviq i cili ishte arrestuar në ditën e Vidovdanit në Gazimestan, pasi që kishte nxitur urrejtje sipas prokurorisë.
Gjykatësja Vlora Pacolli, e dënoi Risto Jovanoviqin me gjashtë muaj burgim por që ai u pajtua që për këtë gjashtë muaj të paguajë 6700 euro.
Kurse tutje është marrë vendim që i njëjti të ekstradohet nga Kosova në Mal të Zi dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.
Risto Jovanoviq ishte arrestuar në Kosovë më 28 qershor të këtij viti.
Serwer: Washingtoni t’i dërgojë sinjale të qarta Serbisë se NATO do t’i mbrojë fqinjët nga Beogradi


