Showtime

Pas ndarjes nga futbollisti shqiptar, modelja e njohur publikon foto intime me të dashurin italian

07/21/2021 10:56
nga:Genita C

Modelja e njohur shqiptare, Erjona Sulejmani, është një emër shumë i komentuar në mediet rozë.

Ndarja e saj me futbollistin shqiptar, Blerim Xhemajli, bëri bujë në medie por Erjona tashmë është duke shijuar lidhjen e re të dashurisë me aktorin italian, Alessandro Basciano, shkruan GazetaBlic.

Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi mjaft intime me aktorin.

Dyshja shihet se janë në kulmin e dashurisë dhe nuk ju bëhet vonë për asgjë./GazetaBlic/