Giannis Antetokounmpo përfundoi një nga finalet më të mëdha të NBA ndonjëherë me 50 pikë të realizuara dhe i dhuroi Milwaukee-s titullin pas 50 vitesh pritje për të fituar përsëri.
Antetokounmpo ka bërë gjithashtu 14 kërcime dhe bllokoi pesë goditje – në fitoren e Bucks ndaj Phoenix Suns me rezultatin 105-98 të martën në mbrëmje për të fituar serinë prej 4-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte ndeshja e tretë kjo me të paktën 40 pikë dhe 10 kërcime për Antetokounmpo, një performancë fenomenale kjo nga lojtari i Milwaukees.
“Njerëzit më thanë se nuk mund të bëj gjuajtje të lira dhe i bëra sonte. Dhe unë jam një kampion i çmendur”, tha Antetokounmpo pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport


