Sporti

Prishtina merr një fitore të madhe në UEFA Conference League

07/20/2021 19:52
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Connah’s Quay, në UEFA Conference League.

Skuadra kosovare triumfoi me rezultat 4 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike e Prishtinës, në një ndeshje ku ka mundur të shënoi edhe më shumë gola.

Leotrim Bekteshi shënoi golin e parë, kurse Otto John me dy gola dhe një tjetër nga Endrit Krasniqi u vendos epilogu i këtij takimi.

Moore shënoi golin e vetëm për skuadrën mysafire.

Duhet cekur që në këtë takim janë lënduar dy futbollistë shumë të rëndësishëm të Prishtinës, Leotrim Kryeziu dhe Mendurim Hoti.

Mbetet të shihet se sa do t’i mungojnë skuadrës kosovare.