Showtime

Pasi e la Irina, Kanye shpërthen në lot nga kënga dedikuar Kimit dhe jetës së tyre

07/20/2021 13:57
nga:Genita C

Kanye West nuk po gjen qetësi kohëve të fundit.

Reperi i njohur ka organizuar një festë për të dëgjuar albumin e tij dhe sipas të pranishmëve Kanye shpërtheu në lot kur po dëgjohej kënga “Welcome to my life” e cila i dedikohet Kim Kardashian dhe jetës së tyre personale.

Teksti i këngës prek divorcin e tij nga Kim Kardashian, dështimin për të konkurruar si President i SHBA-ve etj. Në këngën në fjalë Kanye e përshkruan shtëpinë në të cilën ka jetuar me Kim si një “burg”.

“Është në këngë shumë e thellë, e trishtë për Kanye, në të cilën ai reflekton për martesën me Kim. Ai flet për fëmijët dhe përmend atë që merr gjithçka. Pasi luajti këtë këngë, ai ndali për 2 minuta dhe qau. Ishte shumë i zymtë”, është shprehur një burim për “The Sun”

Albumi pritet të publikohet brenda pak ditësh ndërsa mban titullin “Donda” në nder të nënës së tij të ndjerë.