Lajme

“Përhajr Bajrami krejtve“, përveç atyre që po dojnë me na i vjedhe ka 5 euro”, anëtari i PSD-së thumbon Liburn Aliun e Hysen Durmishin

07/20/2021 13:06
nga:Genita C

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka thumbuar ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin e këtij dikasteri, Hysen Durmishi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nushi u ka uruar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, por që në po të njëjtin postim nuk ka lënë pa përmendur edhe vendosjen e taksës prej 5 eurove për secilin automjet që regjistrohet në Kosovë.

“Perhajr Bajrami krejtve, pervec atyre qe po dojne me na i vjedhe ka 5€ per tiketa ngjitese te veturave.”, ka shkruar ai.

Ndryshe PSD ka organizuar edhe protestë për të kundërshtuar këtë vendim, ku ndër të tjerë u arrestua edhe kreu i partisë, Dardan Molliqaj.

Vendimi i marrë në vitin 2019, i cili ndalonte vendosjen e taksës prej pesë euro për secilin automjet që regjistrohet në Kosovë, u anulua nga sekretari i MMPHI, Izedin Bytyqi, më 7 qershor të këtij viti.

Ky është postimi i plotë i Nushit: