Mark McWilliams, i cili punoi si truprojë për familjen Kardashian nga viti 2017 deri në shtator të 2019, ngriti akuza kundër Kris Jenner, në fund të vitit 2020, transmeton Gazeta Metro.
Ai deklaroi se ajo tregoi “një model të sjelljes seksuale të paskrupullt dhe të pahijshme”.
McWilliams pretendon se ai përjetoi “ngacmime seksuale, ambient armiqësor të punës, diskriminim racor dhe gjinor” në vendin e punës. Për ngacmimet seksuale, ai deklaroi se Kris zgjati dorën në të pasmet e tij, e preku këmbët e tij dhe u shfaq e zhveshur.
Në një raport të mëvonshëm, roja shtoi se Kris “masazhoi qafën, shpatullat, krahët dhe shpinën” pa miratimin e tij, dhe pastaj vuri dorën në kofshë dhe e preku atë seksualisht.
Përveç Kris, McWilliams paditi gjithashtu vajzën e saj, 42 vjeçaren Kourtney Kardashian, të cilat ndanin truprojat.
“Kris Jenner dhe Kourtney Kardashian mohojnë plotësisht pretendimet e rreme të ish-truprojës Mark McWilliams”, tha avokati i familjes në vitin 2020.



