Sporti

Milan afër transferimit të Kaio Jorge

07/20/2021 09:43
nga:Q R

Klubi italian pritet të transferojë sulmuesin Kaio Jorge.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Jorge është shumë afër transferimit te Milan, transmeton lajmi.net.

Raportohet se sulmuesi ka arritur marrëveshje personale me ‘Rossonerët’, dhe tani klubit italian i ka mbetur të gjejë marrëveshjen me Santosin.

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për yllin brazilian por duket se gjiganti italian do ta fitojë garën për nënshkrimin e tij.

19-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 24 paraqitje me fanellën e Santosit në të gjitha garat duke realizuar gjashtë gola dhe tre asistime.