Lajme

Çka thuhej në Deklaratën e Paqes për kufijtë?

07/19/2021 23:45
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Deklaratën e Paqes të cilën ia ka ofruar sot në Bruksel, palës serbe me përfaqësues Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka propozuar që të dyja shtetet të respektojnë në mnyrë rigoroze kufijtë e njëra-tjetrës.

Tutje në nenin e II-të, ku i referohet respektimit të kufijve, sugjerohet që të dyja palët të mos bëjnë asnjë përpjekje as tani as në të ardhmen për të pushtuar, aenksuar, apo kontrolluar territorin e njëra-tjetrës.

”NENI II

Respektimi i kufijve

Të dyja palët zotohen t’i respektojnë në mënyrë rigoroze kufijtë e njëra-tjetrës dhe nuk do të bëjnë asnjë përpjekje, as tani, as në të ardhmen, për të pushtuar, kapur, aneksuar ose kontrolluar territorin e njëra-tjetrës, pjesërisht ose plotësisht. Të dyja palët do të përmbahen nga çfarëdo mbështetjeje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për çfarëdo ndërhyrje të jashtme ose trazirë të brendshme kundër palës tjetër me qëllim të pushtimit, kapjes, aneksimit ose kontrollit të territorit të njëra-tjetrës, pjesërisht ose plotësisht. Për të promovuar besimin e ndërsjellë dhe për të ndërtuar besim, palët do të përpiqen për nivelin më të lartë të transparencës në lidhje me çdo lëvizje ose operacion të personelit të tyre ushtarak dhe të sigurisë, veçanërisht në zonat ndërkufitare. Pavarësisht qëndrimeve tona përkatëse për çështjen e njohjes reciproke, të dyja palët bien dakord të përdorin kanale zyrtare dhe jozyrtare të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit për t’iu kundërvënë çdo kërcënimi të sigurisë drejtuar kundër tyre nga aktorët e jashtëm”.

Ankohet Vuçiq: Me Thaçin, Mustafën, Hotin e Haradinajn merreshim vesh për diçka, me Kurtin për asgjë!