Lajme

Policia kufitare arreston një të dyshuar për armëmbajtje pa leje

07/19/2021 22:09
nga:Genita C

Sot Policia e Kosovës në Vërmicë ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë të cilin e drejtonte i dyshuari SH.C. (1965), shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në PKK Vërmicë, në sirtarin (para ulesës së pasagjerit është gjetur një armë e tipit TT e cila kishte në karikator shtatë fishekë te cal 7.62 mm.

Personi i dyshuar është shoqëruar në SPK-Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar,me urdhër të të cilit arma dhe municioni  janë konfiskuar si dëshmi materiale.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit.