Sporti

Barcelona, Manchester United dhe Tottenham në garë për Romeron

07/19/2021 21:59
nga:E K

Cristian Romero ka ngjallur interesim e gjigantëve evropian.

Sipas ‘Sportitalia‘, Barcelona, Manchester United dhe Tottenham janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit të Atalantas, shkruan GazetaBlic Sport.

Romero është i huazuar në Atalanta nga Juventus dhe ka zhvilluar 31 paraqitje në sezonin e kaluar.

Klubet e interesuara për shërbimet e tij duhet të paguajnë 35 milionë euro për të blerë kartonin e lojtarit.

/GazetaBlic Sport/