Sporti

Brahim Diaz: Jam i lumtur që u riktheva

07/19/2021 20:57
nga:E K

Rikthimi i Brahim Diaz te Milan u zyrtarizua sot.

Milan dhe Real Madrid janë dakorduar për vazhdimin e huazimit të spanjollit te “Rossonerët” edhe për dy vite, shkruan GazetaBlic Sport.

Diaz ishte i huazuar edhe në sezonin e kaluar te skuadra e Milan.

Ai është shprehur i lumtur që është rikthyer te skuadra e Milanit me anë të një postimi në Twitter.

“I lumtur që jam rikthyer, ju falenderoj të gjithëve për dashurinë tuaj“, ka shkruar Diaz.

GazetaBlic Sport/