Lajme

Banorët e disa lagjeve në Vushtrri në gjendje alarmante – Më shumë se 10 ditë jetojnë në “ujë”

07/19/2021 20:56
nga:Genita C

Për më shumë se 10 ditë, banorët e lagjes “2 Maji” në Komunën e Vushtrrisë, janë duke u përballur me gjendje të rëndë, si pasojë e reshjeve të shiut, raporton Gazeta Blic.

Bllokimi i gypave të kanalizimit, ka bërë që uji i krijuar nga reshjet e shiut, të futet brenda shtëpive të banorëve të kësaj lagje.

Ata kanë dërguar pamje në redaksinë e Gazeta Blic, duke u ankuar në nivelin lokal, për neglizhencë të kësaj situata.

Banorët e lagjes “2 Maji” kanë thënë se për gjendjen e tyre i kanë njoftuar organet kompetente në Komunën e Vushtrrisë, por që tani e 10 ditë, sipas tyre ata nuk janë marrë aspak me rastin.

Gazeta Blic ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Komunës së Vushtrrisë, por të njejtit nuk kanë qenë të qasshëm në thirrjet e redaksisë.