Lajme

Kurti iu përgjigjet gazetarëve në gjuhën serbe pas takimit me Vuçiq

07/19/2021 17:28
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para medieve pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe ndërmjetësuesit e BE-së në Bruksel.

Duke iu përgjigjur medieve të cilat në përgjithësi ishin të huaja, Kurti ka zgjedhur të përgjigjet në gjuhën serbe.

Para Kurtit, para medieve ka folur edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e ka quajtur të keq takimin me Kurtin në Bruksel.

Vuçiq ka thënë se njerëzit në Bashkimin Evropian nuk po besojnë ato çfarë po dëgjojnë, pasi që sipas tij, Kurti është kthyer në shekullin e 19-të.

Në fund, Vuçiq është shprehur i shqetësuar duke thënë se nuk e di se çfarë do të bëjnë.