Lajme

Në takimin me Vuçiq, Kurti akuzon ashpër Serbinë: Keni kryer tri gjenocide ndaj shqiptarëve

07/19/2021 16:39
nga:Genita C

Albin Kurti akuzoi Serbinë në Bruksel për kryerjen e tre gjenocideve kundër shqiptarëve.

Siç raporton B92, duke u thirrur në burime brenda takimit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për tri gjenocide ndaj shqiptarëve.

Kurti i tha Vuçiqit se gjenocidi i parë ndodhi në 1878, dhe i fundit në 1999.

Raportohet për një atmosferë shumë të tensionuar në negociata. Ndërsa takimi pritet të përfundojë rreth orës 17:00.

Pamje nga takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit