Lajme

Xhemajl Rexha është kryetar i ri i gazetarëve të Kosovës

07/19/2021 16:39
nga:N M

Gazetari Xhemajl Rexha është zgjedhur kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Kjo është bërë e ditur nga komisioni vëzhgues i cili ka monituar procesin e votimit për kryetar të ri të AGK dhe anëtarëve të Bordit.

“Xhemajl Rexha është fitues”, ka thënë kryesusja e komisionit vëzhgues Rabisha Muhaxhiri.

Në garë për kryetar të AGK ka qenë edhe Arton Mulliqi nga RTK-ja.

Emrat e anëtarëve të Bordit ende nuk janë bërë publik.