Lajme

Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Jemi afër njohjes reciproke të patentë shoferëve

07/19/2021 16:00
nga:N M

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj po vazhdon takimet në lidhje me njohjen e patentshoferëve të Kosovës.

Së fundmi ai ka takuar edhe drejtorin në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit.

Cufaj me këtë rast, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se janë afër njohjes reciproke të patentshoferëve.

Shkrimi i plotë:

Takim Pune me z. Guido Zielke, Drejtorin Ministeral në Ministrinë Federale të Transportit dhe Dixhitalizimit.Jemi afër njohjes reciproke të Patentshoferëve!

Gashi: Kurti në opozitë kërkonte që të raportohej në Kuvend për dialogun kurdo, ka katër muaj që s’ka raportuar