Lajme

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu: Kurti po vazhdon takimet në Bruksel duke injoruar opozitën

07/19/2021 15:06
nga:Genita C

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon takimet në Bruksel duke injoruar opozitën dhe duke mos informuar qytetarët.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se gjatë takimit të sotëm që po ndodh në Bruksel, shumë pak detaje janë dhënë nga zyra e kryeministrit.

“Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës nuk është njoftuar as për takimin e parë të mbajtur në Bruksel më 15 qershor siç nuk ka pasur një raportim të Kryeministrit Kurti për pozicionin që Qeveria e Kosovës do të mbajë në këtë takim të dytë, përfshirë dhe temat që do të diskutohen”, shtoi tutje Kryeziu.

DEKLARATA E TIJ E PLOTË:

Kryeministri Albin Kurti po vazhdon takimet në Bruksel duke injoruar opozitën dhe duke mos informuar qytetarët
Para takimit të sotëm që po ndodhë në Bruksel detaje të pakta janë ofruar nga zyra e Kryeministrit, ndërsa nuk është vërejtur ndonjë hap i kryeministrit Kurti për t’u dakorduar me partitë opozitare e as ndonjë adresim publik për qytetarët e Kosovës. Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës nuk është njoftuar as për takimin e parë të mbajtur në Bruksel më 15 qershor siç nuk ka pasur një raportim të Kryeministrit Kurti për pozicionin që Qeveria e Kosovës do të mbajë në këtë takim të dytë, përfshirë dhe temat që do të diskutohen.
Përfshirja e opozitës dhe informimi qytetarëve duhet të garantohet drejtpërdrejtë nga Kryeministri mbi procesin e dialogut dhe jo vetëm nga informacionet e shkëputura që ofrohen nga mediat. Transparenca, llogaridhënia dhe konsensusi politik mbeten qenësore për procesin e dialogut, andaj presim që Kryeministri Kurti të ndërmarr hapa konkret në këtë drejtim./GazetaBlic/